Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj në lidhje me nismat për eksportin e grurit nga Ukraina dhe minat në Detin e Zi.

“Sekretari i përgjithshëm i është jashtëzakonisht mirënjohës Turqisë për mbështetjen që po u jep zgjidhjes së situatës në Detin e Zi dhe përpjekjeve të sekretarit të përgjithshëm”, deklaroi Dujarric gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, pati njoftuar se Turqia po përpiqet të ndihmojë në marrjen e masave të ndërtimit të besimit midis Rusisë dhe Ukrainës lidhur me largimin e anijeve transportuese të grurit nga zona e luftës dhe pastrimin e minave të vendosura në det nga Ukraina në rajonin e Odesës.

“OKB-ja ka një propozim: «të formohet një grup kontakti katërpalësh i përbërë nga Kombet e Bashkuara, Turqia, Rusia dhe Ukraina». Ne i thamë «po» kësaj në parim dhe lindi ideja për të mbajtur një takim në nivel teknik. Megjithatë ende nuk ka një konsensus të plotë për këtë çështje”, qe shprehur kryediplomati turk.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re