Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka udhëzuar Përfaqësuesin e Posaçëm për Sirinë Staffan de Mistura t’i intensifikojë punimet për rifillimin e negociatave për paqe në Gjenevë të Zvicrës në akordim më zhvillimet e fundit në Siri.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, përmes një deklarate me shkrim ka njoftuar se Guterres është duke i ndjekur zhvillimet në Rakka të Sirisë.
Dujarric ka thënë se Guterres u ka rikujtuar palëve për detyrimet e tyre për të mbrojtur civilët, për të zbatuar ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ndihmat humanitare, duke u kërkuar atyre të sigurojnë qasjen e ndihmave humanitare në Rakka sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Zhvillimet më të fundit në Siri tregojnë se ka nevojë urgjente për të ringjallur procesin politik. Sekretari i Përgjithshëm e udhëzoi Përfaqësuesin Special të OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, të intensifikojë përpjekjet për të rifilluar negociatat e Sirisë në përputhje me Deklaratën e Gjenevës me rezolutat relevante të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Dujarric. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re