Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, duke dënuar në mënyrë më të fuqishme përdorimin e çdo lloji të armëve kimike në Siri, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që të bashkohen për gjetjen e përgjegjësve.

Farhan Haq, një ndër zëdhënësit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në konferencën ditore të shtypit, tha se janë të shqetësuar nga lajmet që vijnë javët e fundit nga Siri në lidhje me atë se përdoren armë kimike.

Ai duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet përdorimi i armëve kimike, theksoi se Guterres ka dënuar në mënyrën më të fuqishme përdorimin e çdo lloji të armëve kimike.

Haq shtoi se, Guterres i ka bërë thirrje KS-OKB-së për unitet për përcaktimin e atyre që përdorin armë kimike në Siri.

SHBA-të në KS-OKB kishte paraqitur një deklaratë ku mban përgjegjës regjimin për përdorimin e armëve kimike në Siri dhe ku dënonte përdorimin e tyre, ndërsa Rusia kishte kundërshtuar këtë deklaratë ku akuzohet regjimi, shkruan aa. Rusia duke pretenduar se në përdorimin e armëve kimike nuk është përgjegjëse regjimi, kishte kërkuar një deklaratë të KS-OKB-së ku do të dënohet përdorimi i çdo lloji të armëve kimike në Siri, por ky propozim nuk ishte pranuarn në këshill.

KS-OKB e cila deri më sot pasqyron një pamje të ndarë në lidhje me Sirinë, nuk arriti për një deklaratë të përbashkët ku do të dënohet përdorimi i armëve kimike në javët e fundit në Siri./

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re