Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, uroi presidentin Recep Tayyip Erdoğan të rizgjedhur sërish në detyrë sipas rezultateve të përkohshme të Bordit të Lartë Zgjedhor.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në një deklaratë me shkrim tha se “Sekretari i Përgjithshëm uron presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen e tij si president i Republikës së Türkiye-s. Guterres pret me padurim të forcojë edhe më tej bashkëpunimin mes Türkiye-s dhe OKB-së”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re