Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po qëndron për vizitë në Irak, për herë të parë pas 6 vitesh, raporton Anadolu.

Guterres u takua me ministrin e Jashtëm të Irakut, Fuad Hussein, në Bagdad. Guterres dhe Hussein pas takimit dhanë nga një deklaratë të shkurtër.

“Jam i lumtur që vizitoj Irakun. Jemi të bindur se irakianët do të tejkalojnë të gjitha sfidat politike dhe të sigurisë”, tha Guterres.

Gjithashtu ai vlerësoi përpjekjet e bëra nga qeveria irakiane për të siguruar kthimin e irakianëve jashtë vendit.

Kryediplomati irakian Hussein tha se “Marrëdhëniet tona me OKB-në janë të fuqishme. Me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së do të kemi mundësi të vlerësojmë çështjet e brendshme si dhe ato rajonale dhe ndërkombëtare”.

Guterres në kuadër të vizitës së tij në Irak pritet të takohet edhe me presidentin Abdul Latif Rashid, kryeministrin Mohammed Shia Al Sudani dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re