Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm.

Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare.

“Rritje me bazë të gjerë e kërkesës për mallra dhe shërbime.

Rritje e mëtejshme e ekonomisë shqiptare në afatmesëm, premisa për normalizimin e inflacionit deri në 2022.
Rritja e çmimeve në tregjet botërore do ketë ndikim në fryrjen e inflacionit në vend dhe në votë. Ruhet kahu stimulues i politikës monetare. Do i shërbejë kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv.
Rritja ekonomike rezultoi më i shpejtë dhe niveli i inflacionit disi më i lartë se parashikimi. Rritja e inflacionit pasqyroi goditjet që vijnë nga rrjeti i huaj.
Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rritje të shpejtë vitin e ardhshëm.
Në rast se kjo rritje e çmimeve provohet më e fortë Këshilli mbikëqyrës i gatshëm të rishikojë politikën monetare”, tha Sejko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re