Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown  beson se Presidenti Trump “ka gjasa të mbetet në kujtesë si një budalla, një kriminel dhe një gënjeshtar kur bëhet fjalë për mjedisin”.

Këtë deklaratë të mprehtë, Brown, një anëtar i Partisë Demokratike, e bëri në takimin San Francisko-s mbi klimën.

AP njofton se samiti “pjesërisht përfaqëson kritikën ndaj administratës Trump”. Përveç Brown, zyrtarë të tjerë demokratë kanë folur kundër Trump në vërejtjet e tyre në hapje të samitit.

Trump njoftoi vitin e kaluar se SHBA po tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit mbi Klimën.

Administrata aktuale amerikane kërkon të rrisë emetimet e metanit dhe të shfuqizojë standardet strikte të Kalifornisë për emetimin e gazrave të shkarkuara nga makinat.

“Kur Trump thotë se ‘ai pëlqen që më shumë metan të shkojë në ajër’, kjo është shumë destruktive”, tha Brown.

Sipas fjalëve të tij, planet e administratës Trump janë kthyer kundër mbrojtjes së mjedisit dhe janë “një sulm ndaj mirëqenies së Kalifornisë, Shteteve të Bashkuara dhe botës”.

“Kjo nuk do të thotë vetëm çmenduri por dhe krim”, tha Brown.

Brown paralajmëroi se “ndryshimi i klimës është një kërcënim i vërtetë vdekjeje”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re