Në qytetin e Kiotos, jetonte një mjeshtër Zen i quajtur Keichu. Ai ishte kreu i Katedrales së madhe në qytet. Ai ishte shumë i respektuar për perceptueshmërinë e tij të mprehtë.

Kur Kitagaki mori detyrën si Guvernator i qytetit të Kiotos, ai shkoi të takonte Keichun.

Me të mbërritur në Katedrale, Kitagaki i paraqiti asistuesit të Keichu-s kartvizitën e tij dhe i kërkoi që ta njoftonte. Shoqëruesi i kërkoi Katagaki-t të priste pak dhe hyri brenda.

Asistuesi u përkul para zotërisë dhe i tha: “Mësues, ka adhur dikush që dëshiron t’ju shohë.”

Keichu pyeti: “Kush është?”

Shoqëruesi i dha Keichu-t kartizitën e Guvernatorit, ku shkruhej: Kitagaki, Guvernator i Kiotos.

Duke parë kartën, Keichu e hodhi tutje duke thënë: “Nuk kam asnjë lidhje me këtë njeri. Thuaj të largohet menjëherë…”

Shoqëruesi mori kartvizitën dhe vrapoi në sallën ku po priste Kitagaki. “Më falni, i nderuar Zotëri. Mjeshtri nuk dëshiron t’ju shohë, – i tha ai guvernatorit, duke i kthyer me keqardhje kartvizitën e tij.

Kitagaki u trondit. Ai mori kartvizitën e tij dhe ishte gati të largohej ndërsa lexoi fjalët e shkruara në të, u bë i ndërgjegjshëm për gabimin e tij.

Menjëherë nxori stilolapsin nga xhepi dhe shkarraviu diçka nga kartvizitia.

Më pas, ai ia dha edhe një herë kartën e tij shoqëruesit duke thënë: “A do të tregoheshe mjaft mirë ta pyesnit Mjeshtrin tuaj edhe një herë?”

Asistenti u kthye në dhomën e Keichu dhe i dha përsëri kartën e Guvernatorit. Karta tani thjesht lexonte: Kitagaki. Guvernatori u kishte rënë vizë fjalëve: “Guvernatori i Kiotos”.

Keichu lexoi kartën dhe sytë iu ndezën.

“Oh, është Kitagaki? Patjetër, do të doja ta shihja tani… thërriteni ju lutem!”, i tha ai shoqëruesit.

Mësimi:

Statusi social, autoriteti, apo pozicioni që mbajmë në shoqëri nuk duhet të shërbejë si trofe superioriteti, apo si vizë për t’i dhënë vetes më shumë të drejta apo privilegje që nuk na takojnë. Një ditë mund të ndeshemi me dikë që nuk i bëhet vonë për statusin tonë. Madje e përbuz faktin që ju e shihni pozicionin tuaj si pikën tuaj më të fortë për t’u mbështetur apo paraqitur në shoqëri.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re