Ndërkohë që Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në Kuvend, Suzana Guxholli thotë se lideri i Partisë Demokratike duhet të shprehë qëndrimin e tij.

E ftuar në studion e Radar Informativ, me Jonida Shehun, ish-këshilltarja e Berishës thekson se Lulzim Basha nuk duhet të qëndrojë në heshtje për çështjen e Berishës, i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA, ndërsa ambasadorja amerikane ka kërkuar që të mos futet në Parlament.

“Basha duhet të japë qëndrimin e tij, kuptohet që nuk është e lehtë. Për momentin është e pamundur që një lider të fshihet me një goditje, pavarësisht se vjen nga SHBA. Duke qenë se këtu ka një pikëpyetje se ka qenë po ky shtet që kryeministrin e asaj kohe e ka ngritur në qiell. Ky qëndrim vë pikëpyetjen para të gjithëve. Duhen argumente që ta rrëzosh si figurë sepse ka mbështetje. Basha duhet të shprehet dhe të japë qëndrimin e tij dhe jo të heshtë që të gjithë të jenë të qartë,” deklaroi Guxholli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re