Skip to content

“Guxoni o shqiptarë”/ Thirrja nga protesa: Zgjohuni nga gjumi se na mori lumi

huuu

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të pestën ditë radhazi, kundër rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe burimeve të energjisë.

 

Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të përballur krizën, duke filluar nga ulja e çmimeve. Ata shprehen se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa paralajmërojnë se rezistenca do të përshkallëzohet në rast se qeveria nuk vepron.

 

“Zgjohuni nga gjumi se na mori lumi”, “Guxoni o shqiptarë”, ishin këto disa nga thirrjet e lëshuara në protestë.