Ardhja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ka rihapur diskutimet për çështjen “gylen”.

Në studion e emisionit Open, ish-ambasadori Agim Nesho dhe publicisti Florian Arapi kanë debatuar për këtë çështje.

Nesho tha se Gyleni me Erdoganin kanë qenë miq, ndërsa Arapi e ka kundërshtuar duke thënë se miqësia ndryshon nga aleanca.

Më tej ai tha se Komuniteti Mysliman Shqiptar është pushuar nga gylenistët, të cilët i konsideroi organizatë terroriste.

Pjesë nga debati:

Nesho: Gyleni me Erdoganin kanë qenë miq. Bashkë kanë qenë, pse kishin interesa të ndryshme dhe ngritën e arrestuan për korrupsion.

Arapi: Kjo organizatë duhet të shpallet e paligjshme dhe duhet të dalë.

Nesho: Pse duhet të shpallet e jashtëligjshme? Çfarë flet?

Arapi: Pse duhet një organizatë terroriste të pushtojë Komunitetin Mysliman Shqiptar? Organizata që ka vrarë 250 njerëz, pse duhet të pushtohet KMSH, pse nuk e kanë shqiptarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re