Avokati i Selami Simsek i ka dërguar një letër Drejtorisë se Burgut në Tiranë dhe Drejtorisë së kurfirit në Tiranë. Avokati me anë të kësaj letre i ka kërkuar dy institucioneve që klienti i tij Selami Simsek të mos deportohet, largohet apo merret ndonjë masë tjetër ndaj tij deri në përfundim të çështjes.

Avokati i Simsek i ka paraprirë situatës për të mos u përseritur i njëjti episod si në rastin e Harun Çelik duke qenë se Simsek është në prag të lirimit.

ABC News ka siguruar kërkesën e Simsek drejtuar këtyre dy institucioneve.

Në këtë kërkesë avokati i Simsek sqaron se prej Janarit 2020 është paraqitur një kërkesë për azil nga klienti i tij, pasi sipas tij ai përndiqet nga shteti turk dhe i rrezikohet jeta.

Më 27 Janar 2020 Simsek u dënua nga shkalla e parë penale e Gjykatës Tiranë ndërsa më 24 shkurt ky dënim është ankimuar.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë.

Atij ju sekuestrua pasaporta false për të cilën ai u arrestua, ndërsa Harun Çelik u deportua në mënyrë të dyshimtë dhe me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

Avokati i Selami Simsek mbyll këtë letër duke paralajmëruar se me përfundimin e paraburgimit dhe dënimit në rast të deportimit apo largimit të klientit të tij drejt Turqisë pa u shprehur Gjykata e Apelit, ai do të kallëzoj penalisht zyrtarët që do e marrin këtë akt ndaj Simsek për shpërdorim detyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re