Gjykata e Vlorës vendosi të lërë në burg shtetasin Bardhosh Mino alias Lytaj.

Ndaj Bardhosh Mino rëndojnë një sërë akuzash, ndërsa ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve angleze.

Ai akuzohet edhe për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa edhe është arratisur gjatë kohës kur vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve angleze.

Seanca në Gjykatën e Vlorës për caktimin e masës së sigurisë për të është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e medias në sallë.

Gjatë zhvillimit të seancës Mino ka shfaqur shenja nervozizmi, ndërsa është shprehur: “kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha ne kerkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”.

Ndërkohë mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh, ai punonte si polic privat.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Çela, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re