Në Kryesinë e Partisë Demokratike u paraqit një raport-analizë për rezultatin e zgjedhjeve, ku binte në sy një ndarje e qarqeve në bazë të realizimit të objektivave. Tre qarqet që kishin arritur projeksionin maksimal , sipas analizës së PD, ishin Dibra, Kukësi dhe Elbasani.

E habitshme është se në Qarkun e fundit, në Elbasan, PD fitoi 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste fitoi 9 mandate, e megjithatë PD thotë se ka dalë mirë dhe është e kënaqur, pavarësisht se ka 4 deputetë më pak se PS.

Diferenca mes dy partive është e dukshme, megjithatë rëndësi ka që Lulzim Basha me Gaz Bardhin të jenë të kënaqur.

Rezultati i zgjedhjeve

LSI 6.766 4.46%

PD 56.417 37.16% 5 mandate

PS 83.834 55.15% 9 mandate

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re