Kanë habitur pedagogët protestues për rritje pagash, të cilët sot, sipas një ultimatumi lëshuar qeverisë, duhej të futeshin në grevë urie. Ata janë të futen, ama vetëm nëse u jepet garanci për jetën.

“Nëse kjo garanci jepet brenda 3 minutave, 3 orëve apo 3 ditëve, 30 pedagogët hyjnë menjëherë në grevë urie”, tha drejtuesi i sindikatës, njehërësh dhe i protestës, Sandër Kovaçi, një leksiondhënës matematike te Shkencat, por që ka dhe rreshtim politik të provuar, krah Berishës.

Ky është rasti i parë kur para një greve urie kërkohet garanci jete, edhe pse greva të tilla nuk njihen si vdekjesjelljëse.

Më herët, Rama tha për ta se “grevë urie për rroga mund të bëjnë vetëm njerëzit pa atdhe, njerëzit pa flamur, njerëzit pa fe, njerëzit pa din e iman”.

Kujtojmë se atyre u është rritur paga 15 përqind, 7 nga qeveria dhe 8 nga vetë Universiteti, por kërkojnë rritje 50 përqind. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re