Modelja dhe aktorja shqiptare e filmit “Ti mund të më quash Xhon”. Nertila Kapaj është bërë shumë e njohur në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që e identifikojnë si ‘vajza e 300 trëndafilave’, e cila bën një jetë super luksoze që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, Nertila ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus” ku ka zbuluar më shumë për jetën private, por edhe për burimin e të ardhurave të saj.

Teksa ka rrëfyer për ditëlindjen përrallore, Nertila është pyetur dhe për pasurin e saj dhe ka treguar se është aq e pasur sa as vetë se di se sa para dhe prona ka.

“Unë kam gjithçka dua në këtë jetë. Pasuria më e madhe për mua nuk është paraja dhe pronat. Por meqë më pyetët, po ju tregoj që kam ca dhe ndoshta as vetë s’i di sa janë”, ka treguar ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re