Skip to content

Habit Blendi Fevziu: Nëse do e lëndonte ndonjë djalë vajzën time, unë e…

Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë për revistën “Bordo”, ku ka folur për marrëdheniet me vajzat e tij, veçanërisht me vajzën e madhe, Mishel.

Pjesë nga intervista

A ka përplasje brezash mes jush dhe Mishel? Për çfarë debatoni më shumë?

Ka padyshim. Por nuk para kemi debate sepse është e kotë. Ajo i takon një brezi tjetër shumë ndryshe nga i imi. Gabimi më i madh është ta analizosh atë me eksperiencat e fëmijërisë sonë. Çfarë ju bezdis apo ju bën çudi në mënyrën e jetesës së adoleshentëve të sotëm?

Disi mungesa e jetës në komunitet. I shoh që edhe kur janë bashkë janë secili me celularin e tij.

Jeni ju një baba xheloz për vajzat? Flet vajza juaj e madhe me ju për çështjet e zemrës? Jo nuk flet. Dhe as e pyes. Por nuk jam fare xheloz.

Nëse ajo do t’ju rrëfente se një djalë e ka lënduar çfarë do të bënit ju? Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët.

Blendi është baba që u plotëson dëshirat vajzave apo i vini limite?

Kjo hyn tek dobësitë e mia, zakonisht jua plotësoj. Natyrisht nëse janë brenda kërkesave normale. Jeni prindi që projektoni të ardhmen e fëmijëve tuaj, apo do t’ua lini në dorë atyre?

Pa asnjë dyshim. Mund t’i këshilloj, por vendimin në fund duhet ta marrin vetë.