Historia e një çifti i ka habitur të gjithë. E themi këtë, pasi çifti në fjalë ka 12 fëmijë. Gjatë një interviste në emisionin “Fol me psikologen” Françeska dhe Rafaele kanë treguar se 15 vite më parë erdhën nga Italia në vendin tonë.

Ata kanë treguar se braktisën çdo gjë që kishin ndërtuar dhe vendosën në Lezhë, qytet që e dëgjonin për herë të parë.

Ata thonë se ishte shorti dhe fati që i vendosi aty. Por ata tregojnë se në vitet e para përshtatja me ndryshimin ishte shumë e vështirë.

Françeka ka thënë:

Në fillim ishte shumë vështirë, nuk dinim gjuhën, rrinim 10 orë pa drita, fëmijët duhet të bënin detyrat me qiri, me orë të tëra përkthenim detyrat e fëmijëve. Fëmija më i madh është një vajzë e cila aktualisht është vetë nënë, ndërsa fëmija më i vogël është vetëm 15 muajsh.”Ajo ka treguar edhe pse ka pasur shumë momente të vështira, nuk ka hequr dorë nga dëshira për të pasur shumë fëmijë.

Më tej nëna me shumë fëmijë ka thënë:

Lindja e parë ka qenë një lindje e vështirë dhe traumatike, por kur e kam parë fëmijën kaq të përsosur, shihja gjithmonë gishtat, momenti i parë ka qenë shumë bukur. Në fillim janë ëndrrat, pastaj është realiteti. Unë kam 23 vite që nuk fle natën sepse të gjithë fëmijët e mi nuk kanë fjetur kurrë. Ka qenë e vështirë. Kemi pasur dhe kundërshtime, na shihnin si injorantë që nuk dinim si të mos bënim fëmijë.”Po ashtu çifti ka treguar se janë njohur me shikim të parë dhe se do donin të kishin edhe më shumë fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re