Ish-deputeti Klevis Balliu mbreme në “Opinion” tha se nuk është i ligjshëm procesi i ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pasi nuk lejohet 4 muaj para formimit të qeverisë së re.

Lidhur me deklaratat e Kreut të Shtetit i cili tha se “në 25 prill secili të mprehi sëpatat dhe sfurqet dhe të dalë të mbrojë votën e popullit”, Balliu tha se ai nuk është i shqetësuar për këto deklarata, por për faktin se nuk po sheh asnjë sëpatë dhe asnjë sfurk.

Klevis Balliu: Është ngritur një komision hetimor, po ngrihet me një fjalë. Është jashtë ligjit, sepse ligji e thotë se nuk ngrhet asnjë komision hetimor 4 muaj para formimit të parlamentit të ri.

Është e bardha në të zezë. Pse do të shkarkohet Meta? Se bëri thirrje me sfurqet?

Unë në fakt jam i shqetësuar që s’po shoh sfurqet, është e çuditshme se vjedh votat Rama dhe të japë dorëheqjen Basha. të vjedhë votat Rama dhe të themi të shkarkohet Meta.