Deputeti i Partisë Socialiste në rrethin e Sarandës, Alket Hyseni,  i ka habitur të gjithë këtë pasdite me deklaratën e tij ku thotë se edhe Japonia e SHBA-ja dy nga vendet më demokratike të botës kanë probleme me vjedhjen e zgjedhjeve.

“Para pak ditësh u njohëm me një lajm që ish Ministri i Drejtësisë në Japoni është dënuar për blerjen e votave gjithashtu dhe në ShBA ka probleme me zgjedhjet”, tha ai duke folur për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, i ftuar në ‘Top Talk’.

Është bërë e udhës që personazhet e politikës si argument të vetëm, sa herë janë në vështirësi, kanë atë që ndodh nëpër botë. Megjithatë në kaq vite, ne nuk kemi dëgjuar e parë të vidhen zgjedhjet në SHBA. Patjetër që shënohen incidente lokale dhe ka deformim votash por këto vota nuk arrijnë asnjëherë të ndikojnë verdiktin final të zgjedhjeve dhe marrin përgjigjen e drejtësisë përmes hetimeve rast pas rasti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re