Skip to content

Habit Gjekmarkaj: Lulzim Basha fitues, u jep siguri votuesve për të ardhmen

Duke analizuar zgjedhjet per kreun e Partise Demokratike, deputeti i zgjedhur, Agron Gjekmarkaj thotë se Lulzim Basha momentalisht është dukshëm më fitues dhe protagonist, dhe detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë.

Pjesë nga intervista në News 24

Cilin do të veçonit si kandidatin që po qaset më afër anëtarësisë së PD, kush po bën fushatën më të mirë të PD?

Gjekmarkaj: Besoj që është garë e pabarabartë, e nxjerr dukshëm Bashën që në nisje protagonist e fitues. 

Kështu që në këtë Basha është më afër anëtarësisë, realitetit e sigurisë që i jep votuesve.

Tre javë janë më se të mjaftueshme për fushatë elektorale. 12 qarqe ka, takime të grupuara, mëse kohë e mjaftueshme, PD ka vendosur gjithë infrastrukturën në dispozicion.

Kadilli u tregua etik, nuk doli nga hoteli por nga selia për konferencë. Rregullat janë të gjitha të shkruara për gjithë kandidatët.