Drejtuesja politike e PD-së për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Duma dëgjoi problematikat e tyre, duke shtuar se vendi është në një situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta, duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, madje u shprehën se ata detyrohen të paguajnë nga xhepi për të paguar qiranë.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

“Ne kemi në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë. Qeveria pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë për këtë, me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria”, tha Grida Duma.

Ia vlen te kujtojme se vete Grida Duma, para se te hynte ne politike, kishte nje biznes ndertimi pallatesh dhe e falimentoi. Dhe jo vetem kaq, por falimentoi dhe ortakun e saj ndertues.

Pas kesaj, gjithkush mund te mendoje se sa ne gjendje eshte PD dhe perfaqesuesja e saj politike qe ta shpetoje biznesin ne Shqiperi, apo me konkretisht ne Kavaje dhe Rrogozhine!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re