Për Ilir Metën zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende dhe fitorja e mazhorancës me 74 mandate nuk është një rezultat i saktë.

Presidenti tha sot se me shumë mundësi, rezultati i dalë nga numërimi nuk do të jetë ai përfundimtar. Meta nuk e beson ende se opozita i ka humbur zgjedhjet e 25 Prilit dhe siç shprehet ai, procesi i ankimimit mund ta ndryshojë këtë rezultat.

“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Vetëm votimi ka përfundur. Rezultati nuk ka dalë ende. Ky rezultat ka shumë mundësi të jetë paraprak sepse s’ka nisur ende procesi i ankimimeve.

Dua të falenderoj qytetarët që iu përgjigjën thirrjes time dhe 74% e atyre që jetojnë në Shqipëri votuan. Tani duhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që hedh votën dhe i del e pavlefshme si pasojë e marifeteve, kjo është e pafalshme” – tha Meta sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re