Dashamir Peza, ish-deputeti i Partisë Socialiste ka habitur së fundmi ndërsa ka publikuar një foto me lopën e tij.

Në foto shihet teksa Peza ndodhet pas lopës të cilën ka zgjedhur ta quajnë ‘Nala’.

Kujtojmë se Peza u bë i njohur para 12 vitesh kur pallati në pronë të tij u kthye në sherr mes Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit pasi Inspektoriati i Ndërtimit kishte vendosur ta shembte.

Ndërkohë pas kësaj, Peza u bë pjesë e politikës, duke u përfshirë në Partinë Socialiste.

Gjithashtu ish-deputeti ishte njëri prej personave që shoqëroi Milaim Bellanicën për të dorëzuar filmimet e masakrë së Krushtës ku mbetën të vdekur 250 persona ekipit të BBC-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re