Kandidati për deputet në listën e LSI në Berat, Lefter Maliqi ka provokuar qeverinë dhe konkretisht kryeministrin Rama, duke thënë se në 25 prill 2021 do të shkarkohen të gjithë kontrollorët e Rilindjes.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Maliqi thotë se në Berat është ndezur zjarri që do të djegë Rilindjen, pasi të gjithë qytetarët janë bashkë.

Ai shprehet i bindur se LSI në Berat do të marrë 3 mandate.

Postimi i plotë i Maliqit:

‘Zjarri qe eshte ndezur ne Berat do djege Rilindjen me 25 Prill’!

Jemi te gjithe bashke, te bindur per voten qe do te hedhim, dhe te sigurt per fitoren qe do te korrim.

Me 25 Prill, shkarkohen kontrolloret e Rilindjes dhe shqiptaret behen kontrolloret e vetem te qiellit dhe tokes se Shqiperise.

3 mandate te sigurta per LSI-ne, fitore spektakolare per Opoziten e Bashkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re