Si fundjava që lamë pas, edhe kjo javë sjell kthjellime dhe
temperatura të larta në vendin tonë, megjithatë për shkak të avullimit
të fuqishëm pas orëve të mesditës, pritet të ketë zhvillim të
vranësirave në zonat malore të vendit ku kthjellimet do t’i lenë vend
stuhive afatshkurtra me rrebeshe shiu dhe jo rrallë-herë edhe breshër.

Temperaturat qëndrojnë të larta gjatë mëngjeseve, duke shënuar nga
12°C në zonat kufitare lindore deri në 22-24°C, në bregdet dhe zonat e
ulëta, por akoma më të larta, parashikohet të jenë temperaturat gjatë
mesditës.

Deri të premten, sipas zonave gjeografike, parashikohet që
temperaturat maksimale të ngjiten 28 – 31°C në zonat malore dhe sërish
nga 32 në 36°C luhaten maksimumet e zonave të ulëta dhe atyre
bregdetare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re