Me një rezolutë të parlamentit të Prishtinës bëhet rrëzimi i Kryeministrit Rama për antishqiptarizëm pasi opozita jonë nuk ka forcë ta rrëzojë ka thënë Ngjela

“Tani, Prishtina politike e ka në dorë Ramën. Na shpëton edhe ne. Unë e quaj paaftësi. Ne e konsiderojmë paaftësi maksimale. Në një kohë që ata armatosen, në një kohë që Kosova nuk njihet nga Serbia, ai thotë hajde të bëjmë Mini Shengenin.

Mosnjohja e një shteti nga një shtet tjetër do të thotë gjendje luftë dhe Kosova dhe Serbia janë në gjendje lufte. Nëse Rama nuk e di këtë, atëherë nuk ka vlerë si kryeministër. A e di Rama se gjithçka këtu luhet kundër botës shqiptare në Ballkanin perëndimor?

Nëse nuk e di, duhet ta mësojë, por fakti që nuk e di është i paaftë. Sapo të vendoset parlamenti i ri në Kosovë. Një rezolutë e Parlamentit të Prishtinës kundër Ramës, rrëzon Ramën në Tiranë. Një rezolutë e tillë me dëmin e madh që i krijoi Kosovës, këtë e rrëzon. Kosova është pjesë e Shqipërisë, minimumi 2000 vjet pjesë e Arbërisë.

Shqiptarët e fituan me sakrifica dhe i kanë bërë këto ndaj serbëve. Kur Serbia është pushtuese e popujve shqiptarë, çështja është që ky po i del në ndihmë. Ky quhet gabim politik.

Shqipëria ka të ardhura për frymë barabartë me Serbinë, por Shqipëria nuk ka prodhim. Shqiptarët kanë eksportuar punë. Ne na mban emigracioni. Paratë e emigracionit do të vijnë të shpërdorohen me prodhimin serb. Ata eksportojnë mall. Ai vjen të pushton tregun.

Ky kryeministër nuk e kupton këtë dhe duhet të flakët. Si do iki? Me një rezolutë të parlamentit të Prishtinës. Albin Kurti është risi në politikën shqiptarë dhe ka trembur shumë Beogradin. Kjo është arsyeja politike që Rama mund t’i trembet Kurtit, pasi ka disnivel me Kurtin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re