Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në studion e Ora News është shprehur se APrtia Demokratike po vazhdon punën për krijimin e dosjes së krimeve elektorale të 25 prillit.

Sipas zotit Paloka SPAK nuk ka vepruar, pavarësisht se ka pasur detyrimin ligjor të vepronte menjëherë.

Përsa i përket mandateve dhe a do të ulet Partia Demokratike në Parlament në shtator zoti Paloka tha se ende është herët për të marrë një vendim, por nuk kanë qëllim të anashkalojnë Parlamentin në kë to zgjedhje.

Ndërsa zërave se zoti Basha dhe zoti Rama kanë pasur një takim, Paloka iu përgjigj :”Vetëm në ëndrrat e zotit Rama.”

Ditën e sotme ka patur një tjetër deklaratë nga selia blu e ardhur nga deputeti i zgjedhur Belind Këlliçi me një akuzë që i drejtohet SPAK. Si po shkon procesi për përgatitjen e dosjes nga ana e PD?

Paloka:” Nga ana e Partisë Demokratike është ngritur një grup ekspertësh të cilët po grumbullojnë paditë që ne i kemi konstatuar gjatë fushatës. Priten edhe prova të reja nga degët, por kryesisht jemi bazuar tek paditë që i kemi bërë një muaj para zgjedhjeve. Dhe këtu del edhe akuza ndaj SPAK i cili ka pasur detyrimin ligjor që me ngritjen e padive tona të vepronte menjëherë. SPAK ishte i detyruar që të vepronte para zgjedhjeve. Ka patur padi për nënpunës, për drejtues të administratës të cilët janë implikuar direkt në shkelje të ligjit. Të gjithë emrat janë depozituar në SPAK dhe SPAK0u që ka pasur detyrën të reagojë, nuk ka bërë as reagimin më minimal. Nuk ka fshat të Shqipërisë, komunë, lagje që nuk e di që këto zgjedhje janë blerë, janë manipuluar.”

Kur e dinit kaq qartë që janë blerë dhe janë manipuluar pse e vazhduat situatën ?

Paloka:” Ajo që është e vërtetë dhe nuk e mohoj dot, përfshi edhe mua realisht nga momenti se si erdhi në ngritje fryma e fitores së opozitës dhe nga mënyra si po reagonin njerëzit ne realisht menduam se të gjitha këto manipulime përballë një populli që kërkonte ndryshim, do të binin. Kjo ka qenë shpresa jonë.”

Çfarë nënkupton grupi i strukturuar për mbrojtjen e votës?

Paloka: Pikërisht që mos lejonte që të kryhej krimi elektoral që u krye në gjithë Shqipërinë. Në Durrës, pas ngjarjes së Elbasanit dhe të Dibrës u kapën persona të inkriminuar me shit-blerjen e votës. Unë po flas për faktet, dy herë që u bllokuan,  dy herë rezultuan që ishin siç kishim denoncuar ne, grupe që merreshin me shit-blerjen e votës. Edhe incidentin në Elbasan policia vazhdon ta fshehë dhe ai drejtoi i policisë duhej të ishte në burg sot për deklaratën që bëri bashkë me prokurorin që nuk janë kapur materiale zgjedhore. Përveçse po kryenin krim elektoral, u qëllua nga makina e tyre në bashkëpunim me policinë. “

Duke njohur gjithë këto probleme, në ditën e zgjedhjeve pati një lloj euforizmi nga selia blu dhe u shprehët se vullneti i njerëzve është brenda kutive. Cilën anë të marrim?

Paloka:” Ne e besuam që forca e cila u ngrit ditë pas ditë arriti kulmin deri ditën e zgjedhjeve. Nuk mbaronin socialistët që vinin dhe na takonin, jo demokratë. Nuk kishte njeri në rrugë që mos jepte një sinjal për të treguar mbështetjen ndaj nesh. Fryma e ndryshimit ishte aq e madhe sa ne menduam që realisht qytetari që kërkonte ndryshimin votoi lirshëm. Si ka mundësi që kjo parti e cila qeverisi 8 vjet me skandale mbas 8 vitesh rritet në zgjedhjet që vijnë? “

Sa është mundësia që të blihen 74 mandate?

Paloka:” Se si blihen mandatet Rama e di shumë mirë, se ai kurrë nuk ka fituar në jetën e vet drejt. Që kur e ka filluar historinë e vet vetëm ka blerë.  Listat zgjedhore do të shihen mirë.”

Si do të veprojë ekipi i Partisë Demokratike, deputetët të cilët janë zgjedhur nga procesi i 25 prillit në shtatorin e ardhshëm. Do të uleni në parlament?

Paloka:” Ne do të ndjekim të gjithë hapat ligjorë, madje nëse kjo drejtësi e cila e ka treguar tashmë që nuk vepron do ta çojmë deri në Strasburg dosjen. Lidhur me këtë do të marrim dhe vendimet politike se si do të veprojmë. Paraprakisht mund t’iu them që nuk besoj se do ta anashkalojmë Parlamentin këtë herë. “

Ka një shtrirje dore nga zoti Rama për të bashkëpunuar me PD. A do të ketë një ulje të gjithë kësaj retorike dhe bashkëpunim?

Paloka:” Ramën e gënjen mendja dhe e ka gënjyer gjithmonë si delirant që është se është strateg i madh, që është i zoti. Në fakt është hileqar i vogël dhe kjo është një nga ato hilet e vogla të zakonshme të Ramës. Të jeni të bindur që ai do ta shtojë dozën e thirrjeve.”

Ka folur zoti Basha me zotin Rama për këtë çështje?

Paloka:” Në ëndërr po, në ëndrrat e zotit Rama se e pashë që doli dhe një lajm nga këto shashkat që lëshojnë mediet e Ramës. Kur flitet për të mirën e qytetarëve nuk flitet pas një palë zgjedhjeve të vjedhura. E mira e Shqipërisë është vetëm një, largimi i Ramës.”

Ka një iniciativë për largimin e Presidentit të Republikës. Si e shihni këtë?

Paloka: Vetë Presidenti e ka përcaktuar më së miri këtë situatë, është një nga shashkat që Rama lëshon në këto momente me qëllim që të tërheqë vëmendjen nga masakra elektorale e 25 prillit. Rama është gati të bëjë çdo gjë, vetëm që të tërheqë vëmendjen nga ajo që duhet të përqendrohet opinioni. Në Shqipëri sot rrezikohet demokracia.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re