Skip to content

Habit presidenti izraelit: shfaqet “i dashuruar” me arabët

herzog 1

Presidenti izraelit Isaac Herzog nuk është se bën ndonjë përjashtim në kastën e ndyrë sioniste; është po aq pa gjak kundër palestinezëve, ose thënë ndryshe arabëve autoktonë. Por së fundi, në kontekst të një ngërçi politik pas zgjedhjeve, ku zgjidhja pritet pikërisht nga mandatet arabe, ai ka tentuar të jetë i ngrohtë me ta.

Hercog u ka bërë thirrje partive politike të pranojnë se “jo të gjitha premtimet mund të mbahen” duke pasur parasysh “realitetin” e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, në të cilat asnjë kamp nuk siguroi shumicën parlamentare.

“Nuk po i kërkoj askujt të heqë dorë nga vlerat e tij themelore. Por në realitetin e sotëm, pa një fitues të qartë pas zgjedhjeve, bëj thirrje për zgjuarsi dhe kreativitet, guxim dhe vullnet të mirë”, tha presidenti izraelit gjatë një konference për shtyp pasi mori rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit.

Për më tepër, ai dënoi sulmet “vulgare dhe raciste” ndaj pakicës arabe të Izraelit, pas akuzave për mashtrim zgjedhor të ngritura kundër partive arabe të Izraelit nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe kampi i tij.

“Kam respekt të madh për komunitetin arab në Izrael (…) Dënoj sjelljen vulgare dhe deklaratat raciste që kemi dëgjuar kohët e fundit”, tha ai gjatë një fjalimi ku shpalli rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.

“Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk ka vend midis nesh”, tha Hercog.