Kreu i qeverise Edi Rama ka folur ne Asamblene e PS për çështjen e aeroporteve të Kukësit dhe Vlorës, për të cilët është akuzuar nga qytetarët se ka mashtruar.

Rama tha se do të gjejë në facebook kuksianët që e kanë sharë më shumë dhe do t’ua ofrojë biletën falas që të votojnë Partinë Demokratike.

Ndërkohë, sipas kryeministrit Rama, mandati i tretë do të mbyllet me 4 aeroporte në total, pasi përveç atij të Rinasit, Shqipëria do të ketë edhe aeroporte në Kukës, Vlorë dhe Sarandë.

“Më thoshin që aeroporti i Kukësit është fantazi, por do i marr 120 demokratë në shenjë falenderimi nga Londra dhe do i zbres të votojnë PD-në. Do hap facebookun dhe do shikoj kush ka sharë më shumë do emkietë biletën falas. Do i zbres në aeroport dhe do u them: Shko voto PD-në.

Vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Pas Vlorës do të fillojë aeroporti i Sarandës. Mandati i tretë do të mbarojë me 3 aeroporte të tjera përveç këtij që kemi”, tha Rama.






Previous articleBill Gates tregon cili është trajtimi më i mire për të mposhtur koronavirusin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re