Shefi i Urgjencës Skënder Brataj ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale atë që i ka ndodhur që në mëngjes, ku persona të papërgjegjshëm nuk ruajnë distancën sociale, ndërsa maskën as nuk e mendojnë fare ta vendosin.

Ai ka treguar se kishte shkuar në një dyqan për të rimbushur telefonin, e në hyrje i ishte thënë se duhej përdorimi i maskës për t’u futur brenda në dyqan. Kështu bëri Brataj, por jur u afrua te punonjësja pa që ajo e mbante maskën mbi mjekër, ndërsa u justifikua se e mbronte xhami ndërmjet saj dhe klientit.

Por nuk mjaftoi me kaq, pasi një zotëri që e kishte me nxitim, hyn pa maskë dhe i thotë punonjëses që t’i bënte një rimbushje shpejt. Kur doktori Brataj e ka pyetur ose nuk e ka vendosur maskën, përgjigja e tij ishte sa komike aq edhe për të vënë duart në kokë.“Hec mor zotëri, kam pirë gjysëm kile raki që në mëngjes, nuk më gjen gjë mua”, ishte përgjigja e qytetarit, që duket se e ka indinjuar doktorin, i cili ka qenë i infektuar por tashmë është shëruar.

“Per te qeshur apo per te qare?

Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua”, shkruan Brataj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re