Drejtori i Policisë, Gledis Nano në Korçë: Dua të përcjell një mesazh i cili duhet të fillojë nga qarku i Korçës , qark me rezultate shumë të mira në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Është një punë që nuk kryhet dot vetëm. U përmend që Korça ka një traditë e kulturë që ndikon në mos kultivim. Dua të shtoj që nqs do ta lemë në rënie të lire, sdo jetë ky rezultat. Sepse do të shtohen personat që do të kultivojnë. Kërkoj jo vetëm raportime për vendet ku ka cannabiss por edhe për dokumentimin dhe goditjen e asgjësimin e të gjitha bimëve. Për sa i përket logjistikës, do kërkoja mbështetje të gjithë institucioneve, terreni i thyer malor e bën më të vështirë kontrollin, duhen mjete më specifike ndaj të gjitha bashkitë që kanë mundësi dhe mjete, do tu kërkoja të jenë në mbështetje të policisë së shtetit. Të gjithë jemi përgjegjës, të detyruar e të ngarkuar me këtë punë për të luftuar lëndët narkotike, policia e bën këtë punë edhe në kohë të vështira, ndonëse me shumë kosto edhe në njerëz, nuk jemi tërhequr. Rezultati pozitiv në qarkun e Korçës tregon që kjo punë bëhet.

Ndaj unë sot mora pjesë në këtë takim për të dhënë një mesazh edhe më gjerë, që Policia është e vendosur dhe do të qëndrojë e fortë ndaj çdo individi e grupi individësh që përpiqrn të kultivojnë cannabiss. Përderisa këtu po flisnim për pamjaftueshmëri të logjistikës, u them që kemi monitorim nga ajri, shtuam numrin e droneve në çdo drejtori në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza. Patëm një rast të një kolegu të aksidentuar në terren malor, fatmirësisht është mirë, pasi e morrëm me helikopter, por kjo tregon vendosmërinë që ka policia për ti shkuar deri në fund.

Habitem pse investojnë kot për kultivim, që ka ende njerëz që investojnë kot, nga kjo punë nuk do të fitojë askush, por edhe për ata që bëjnë sikur nuk shikojnë dhe ndihmojnë këta individë. Policia e Korçës ka qenë në lartësinë e duhur për zbardhjen e rasteve të transportit të lëndëve narkotike. Është dhënë një goditje ndaj kësaj veprimtarie kriminale në shkolla, që fëmijët të shkojnë në shkollë të qetë e të pandikuar. Një aspekt tjetër është tentativat për trafikim të cannabisit, kemi patur disa raste të tentativave për të dalë nga kufiri. Individë që merren me këtë punë sot duhet të jenë të qartë që ka edhe JO. Si puna e gjobës që e prodhon radari, që sbën dot negociatë, edhe me kultivimin e bimëve narkotike nuk ka negociata me policinë e shtetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re