Njeriu më i pasur i Indisë, Mukesh Ambani, nuk mund ta fshihte emocionin dhe lotët i rrodhën nga sytë teksa dëgjonte djalin e tij Anand Ambani të fliste në ceremoninë para dasmës për problemet shëndetësore me të cilat po përballet gjatë gjithë këtyre viteve.

Shumë kohë përpara se të bëhej i famshëm për martesën e tij të ardhshme, Anand kishte tërhequr vëmendjen për një çështje shumë sensitive, lufta me obezitetin.

Pasi luftoi me obezitetin për pjesën më të madhe të jetës së tij, Anand mori vendimin për të humbur peshë në 2014 dhe për të arritur qëllimin e tij deri në ditëlindjen e tij të 21-të.

Pas 18 muajsh punë dhe përkushtim, miliarderi ishte 107 kg më i dobët në vitin 2016. Për ta arritur këtë, ai punësoi gjimnastin e famshëm Vinod Channa, i cili kishte punuar me yje të Bollywood-it si John Abraham dhe Ayushmann Khurrana.

Anand, i cili vuan nga astma kronike që e pengoi të humbiste peshë në të kaluarën, arriti të ruajë peshën e tij për shumë vite. Megjithatë, nga tetori 2020 ai filloi të shtonte sërish peshë. Anand thuhet se ka shtuar sërish peshë gjatë pandemisë. Pesha e Anand erdhi përsëri në fokus pasi shumë spekuluan se rritja ishte rezultat i ilaçeve të tij për astmën, me raporte se ai po merrte steroide . Në një intervistë të vitit 2017 me Times of India, nëna e tij shpjegoi se Anand merrte “shumë steroid” për astmën, duke shtuar se ai “vuan gjithashtu nga obeziteti”.

Në Twitter, shumë përdorues fajësuan njerëzit që u fokusuan në shtimin në peshë të Anand, duke theksuar se kushtet e tij mjekësore mund ta bëjnë të vështirë ruajtjen e humbjes së peshës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re