Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, deklaroi në studion e “Quo Vadis”, në Vizion Plus se rishikimi i skemës së rishpërndarjes dhe sigurimeve shoqërore nuk do të ndikonte tek pensionitët e sotëm.

Sipas tij, rishikimi i skemës nuk jep efekt të menjëhershëm, sado e mirëpërcaktuar të jetë.

“Nëqoftëse ne sot do të bëjmë një reformë çfarëdolloj qoftë, reforma më e mirë në rruzullin tokësor, problemi është që reformat do të prekin kontribuesit që janë aktivë në skemë dhe nuk do prekin pensionistët ekzitues. Nëqoftëse do të bëhet një reformë sot, cilado reformë, më e mira në botë, nuk është se do të ndikojë tek këta 695 mijë pensionistë ekzitues. Këta që kanë stautsin e pensionistit sot do të vijojnë të kenë të njëjtin pension”, tha ai.

Ai theksoi se rishikimi i skemës do prekë kontribuesit, por jo pensionistët ekzitues dhe efektet do të ndihen tek gjeneratat e ardhshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re