Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Astrit Hafizi ka qenë kritik ndaj presidentit të Tiranës Refik Halili. Ky i fundit, pas humbjes me Partizanin tha se duhen bërë disa ndryshime në skuadër, të cilat sipas tij duhet të nisin nga porta.

Por për Hafizin, këto deklarata janë të tepërta, pasi ndryshimet në një skuadër i bën trajneri që është edhe më profesionist.

“Është kollaj që fajin e humbjes t’ia kalosh një djali të ri. Presidenti nuk ka formim nga ana profesionale në krahasim me trajnerin. E tepërt të hyjë në anën teksinke

Të jetë Lika dhe Selmani, e tu kthente nuk mund tua thuash ato fjalë. Topin t’ia kalosh dikujt tjetër është kollaj. Duke pasur parasysh edhe skuadrën që kalonte skuadra, ndryshimet nuk i bën presidenti por trajneri. Se kështu i bie e ke marrë një trajner sa për emër. Këtu bën një autogol, që çdo njeri vetë e largon e vetë e afron”, tha Hafizi në “Studio Sport”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re