Mënyra më e mirë për një qytet për të parandaluar parkimin në vende ku nuk do që makinat të jenë të parkuara, është të rrisë tarifën aq shumë sa të mos parkojë askush.

Kjo u zbatua nga Haga në Holandë, e cila vendosi një tarifë parkimi prej 50 eurosh (dhjetë herë më e lartë se sa ishte në fuqi) për rrugë të caktuara, përfshirë ato pranë plazhit të qytetit. Shuma i përket parkimit për çdo kohëzgjatje.

Çdo makinë e parkuar pa paguar 50 euro do të hiqet.

Skema pilot, raporton Guardian, do të jetë në fuqi për një vit me qëllim që të dekurajojë banorët dhe turistët që të bllokojnë qendrën historike dhe disa rrugë bregdetare.

Nëse do të ketë rezultate pozitive, do të zgjerohet, por përparësi do të kenë banorët e përhershëm dhe bizneset e zonës. Qytetarët, për më tepër, prej vitesh ankohen se nuk gjejnë vend parkimi në qendër të qytetit.

Zyrtarët e qytetit thonë se udhëtimi duhet të bëhet duke ecur në këmbë, me biçikletë, transport publik dhe, si mjet i fundit, me makina.

Masa të ngjashme janë marrë edhe nga qytete të tjera të Holandës, si Leiden. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re