Ortodoskia greke vijon të vuajë rëndshëm faktin e rikthimit të Hagia Sophia-s në xhami, siç qe në shumë shekuj, pasi u ble nga osmanët. Ataturku e ktheu në muze, por Erdogan e risolli në misionin e saj bazë, thelbit si ngrehinë, arsyes pse u ndërtua: adhurimit të Zotit.

Por ortodoksia greke nuk e sheh kështu, ndonëse në realitet ashtu është është: aty adhurohet Zoti.

Kështu, sipas mediave greke, Kryepeshkopi i Amerikës Elpidoforos, në enciklikën e tij për këtë “ditë të zezë: për Ortodoksinë, tre vjet pas rikthimit në xhami të ish-katedrales simbol të Bizantit, tha se “nuk ishte nevojë liturgjike për të kthyer simbolin e shenjtë të Ortodoksisë, një monument i trashëgimisë kulturore botërore, nga një muze në një xhami, pasi ka një bollëk xhami në Stambollin modern”.

Ky vendim, thekson ai, është marrë për të shfrytëzuar ndjenjat fetare për arsye krejtësisht politike.

Tre vjet më vonë, thekson ai, “ne vazhdojmë të shpresojmë dhe të përpiqemi për rishikimin e këtij vendimi dhe për rihapjen e monumentit, të paktën si muze, në mënyrë që kjo mrekulli e pakrahasueshme e mjeshtërisë bizantine t’i atribuohet edhe një here komunitetit botëror”.

Ai shkon më tej kur fton të gjithë “të luten me zjarr, që ky simbol i shenjtë i Ortodoksisë, të bëhet sërish një vend mikpritës për të gjithë njerëzit”.

Thënë ndryshe: të mos adhurohet Zoti, por të shëtisin njerëz brenda saj.

Ndërkohë, si xhami ajo i ka të dyja funksionet: hem vendadhurimi e hem muze, varësisht si zgjedh të hyjë njeriu aty. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re