Performuesi David Datuna, të shtunën hëngri instalacionin e shumëdebatuar nga artisti italian Maurizio Cattelano, i përbërë nga një banane ngjitur në mur, e cila shitej për 120,000 dollarë.

Instalimi u ngjit në murin e Galerisë së Arteve në Miami, Florida.

Datuna gjithashtu ndau performancën e tij në mediat sociale, duke shtuar se instalacioni ishte i shijshëm dhe se ai admiron veprat e Cattelanos.

Pas zëvendësimit të instalaciont, policia u punësua për të parandaluar vjedhjet e ngjashme.

Për fat të mirë për klientin, instalacioni ka një çertifikatë të origjinalitetit që lejon zëvendësimin e bananeve.

Cattelan bëri tre instalacione që përfshinin banane, të cilat shkaktuan polemikë në botën e artit. Dy të parat u shitën me 120,000 dollarë dhe e treta mund të arrinte në 150,000 dollarë.

Në shtator, puna e Cattalan, një tas tualeti prej ari, i vlerësuar në gjashtë milion dollarë, u vodh nga Pallati Blenheim në Angli.

https://youtu.be/OIIn_m9zJqQ

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re