Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është kushti i vetëm në rrugën e Serbisë për të hyrë në BE.

 

Komisioneri Johannes Hahan deklaroi për median serbe “Novosti” se asnjë shtet nuk do të hyjë në BE pa zgjidhur si fillim çështjet e hapura bilaterale.

 

Komisioneri Hahn shtoi gjithashtu se krahas çështjes me Kosovën Serbia duhet te zbatojë edhe reformat që aknë të bëjnë me fushën e sundimit të ligjit.

 

“Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e ka bërë të qartë që asnjë shtet nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet e hapura bilaterale. Për Serbinë kjo do të thotë se është e nevojshme që të arrijë një marrëveshje ligjore me Prishtinën dhe të zbatojë në mënyrë të përhershme. Por më lejoni të shtoj diçka tjetër. Duket se shumë politikanë kanë përshtypjen se zgjidhja e problemeve me Kosovën është kushti i vetëm në rrugën e Serbisë për në BE. Por nuk është kështu. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, zbatimin e të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë mbeten në thelb të procesit të zgjerimit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re