Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, është takuar në Beograd me presidentin serb Aleksander Vuçiç ku kanë diskutuar në lidhje me situatën në ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim ndër të tjera Vuçiç dhe Han kanë diskutuar posaçërisht bllokimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe situatën që pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës, në të cilën, siç ka vlerësuar Vuçiq gjatë takimit, Serbia “reagoi me qetësi dhe me përgjegjësi”.
Ndër të tjera Vuçiç ka falenderuar komisionerin Hahn, për angazhimin në zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë, dhe përsëriti se Serbia është e përkushtuar ndaj politikave të paqes dhe bashkëpunimit për të ruajtur stabilitetin në rajon.