Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn është takuar këtë të hënë me  ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

 

Përmes një postimi në Twitter, Hahn shkruan se takimi me Sorecën vjen para raportit të pranverës për Shqipërinë.

 

“Është mirë të flasësh me njeriun tonë, ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca përpara raporteve për zgjerimin e BE në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re