Skip to content

Hahn: Kosova, jo kush i vetëm për Serbinë në BE

Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, tha se veç Kosovës, Serbia ka dhe kushte të tjera për anëtarësim në BE.

“Për Serbinë kjo do të thotë se është e nevojshme të përfundojë dhe të zbatojë në mënyrë të përhershme marrëveshjen ligjore me Prishtinën. Por më lejoni të shpjegoj edhe një gjë.

Duket se shumë, përfshirë politikanë, e kanë përshtypjen se zgjidhja e çështjes së problemit të Kosovës është kushti i vetëm i Serbisë në rrugën drejt BE-së. Por nuk është kështu.

Implementimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë mbetet thelbi i procesit të zgjerimit”, citojnë mediat e Prishtinës Hahn, në një intervistë për Veçernie Novosti.

Sa i takojnë kufijve, Hahn përsëriti të njëjtin standart:  “Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e përshtatshme, që të mos krijoj precedent dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe rrugën drejt BE-së”.