Këshilli për stabilizim dhe asocim në Bruksel kanë zhvilluar mbledhjen me pjesmarrjen e zyrtarëve të BE-së, Johannes Hahn dhe Frederica Mogherini, dhe të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, për të vlerësuar ecurinë evropiane të Maqedonisë.

 

Menjëherë pas takimit Frederica Mogherini ka thënë se BE dhe KE janë të lumtur për ecurinë pozitive të Maqedonisë. Ndërsa nga ana tjetër Hahn uroi hapjen e bisedimeve dhe theksoi se një rrugë e gjatë I pret, por mbi të gjitha ai ka thënë se stabilititeti i Maqedonisë do të thotë stabilitet për rajonin.

 

Ndërsa Ministër për Punë të jashtme në Maqedoni Nikolla Dimitrov theksoi se tashmë janë marrë disa masa nga ana e tyre, në  përforcimin e ligjeve, demokracisë, përmirësimin e punës së mediave dhe përmirësimet tjera të nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re