Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn në kuadër të 15 bvjetorit të zgjerimit të Bashkimit Evropian ka theksuar se tashmë është koha për finalizimin e këtij projekti historik duke integruar dhe Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në Twitter Hahn, shkruan se me përpjekje të përbashkëta nga të dyja palët do të jetë një histori suksesi.
“Sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ribashkuar kontinentin europian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë realitet dhe tani është koha për të parë përpara dhe për të finalizuar projektin historik të Bashkimit Europian duke integruar Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor: Jemi më të fortë së bashku”.



