Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Johannes Hahn nga Beogradi ka deklaruar se është e nevojshme të vijojë dialogu Kosovë-Serbi dhe të sqarohet situata politike në Kosovë.

 

Sipas mediave serbe, Hahn nuk ka dhënë detaje në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinajt, nisjen e tij në Hagë dhe pastaj kthimin në aktivitete politike, si një manovër politike.

 

“Nuk do të ishte mirë të komentonim mbi zhvillimet e brendshme. Situata është e qartë, bazuar në njoftime të ndryshme së shpejti do të ketë zgjedhje që do të ndryshojnë situatën politike në Kosovë, e cila do të na mundësojë të rinisim dialogun. Për tango kërkohen dy persona”.

 

Ai shprehu shpresën se të dyja palët, ashtu si gjithë të tjerët në Evropë, presin dhe se kjo të ndodhë me të vërtetë “më shpejt se sa më vonë”.

 

Nga ana tjetër kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka thënë se e ka informuar komisionarin Hahn se “taktikat e Serbisë do të vazhdojnë të jenë të përqendruara në bashkëpunimin rajonal, jo në ndërprerjen e dialogut dhe se kjo është e vetmja mënyrë e mundshme për të ardhmen e rajonit”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re