Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn gjatë qëndrimit të tij në Beograd është takuar me krerët e shtetit, ku është shprehur se nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte shumë gabim që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të ndalej.

 

“Nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte gabim të ndalet, sepse dialogu aktual ka ngecur për arsye të njohura. Unë jam mirënjohës që pala serbe e kupton mirë”.

 

Nga ana tjetër, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç duke folur në këtë konferencë tha se sipas saj Kosova nuk i ka respektuar marrëveshjet e Brukselit, dhe se nuk është fer të insistohet në dialog.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re