Kandidatja për deputet e ‘Nismës Thurje’, Rudina Hajdari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Teksa ka folur për përplasjet dhe sherret në qytetin e Elbasanit, Hajdari tha se bandat që operojnë aty, janë të veshura me pushtet nga forcat e vjetra politike, PD, PS, LSI.

“Ajo çka ndodhi në Ditën e Verës, ishte një ditë festime dhe shumë pranë aty, ndodhi një përplasje dhe ajo ishte një përplasje e shëmtuar dhe asnjë nga qytetarët e Elbasanit nuk e donin.

Shfaqja ishte shumë e shëmtuar dhe shfaqi një anë politikë të dhunshme që ne e kemi parë për vite me radhë.

Kjo është e inskenuar. Kanë kohë që bandat janë të pranishme në Elbasan, dhe nuk e them unë. Bandat janë të veshura me pushtet nga të gjitha anët.

Janë të veshura me pushtet nga forcat e vjetra politike, PD, PS, LSI. Pjesa e ndershme qytetare është e lënë tërësisht në harresë.

Ndëshkimi i këtyre bandave duhet të kishte ndodhur me kohë, nuk duhet të pritej 14 marsi për t’i identifikuar.

Fakti që ata ndodheshin aty, nëse janë të veshur me vepra penale në të gjithë atë incident duhet të kishte të arrestuar. Në këto ngjarje, pse nuk ndodhi asgjë e tillë, ky është një indikator alarmant.

Është faji i politikës që elementët kriminale nuk janë dënuar në Elbasan.

Ata vijnë në Elbasan në Ditë Vere dhe vjen dhe provokon me flamuj dhe militantë, këta duan që të krijojnë këto lloj skenash. Është një lloj mënyre për t’i dhënë alarmin gjithë Shqipërisë se ja çfarë ndodh.

Ne nuk duam të shohim muskujt e të gjithë politikanëve që na kanë treguar prej vitesh”, tha Hajdari për Report Tv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re