Skip to content

Hajdari i bën thirrje nga Tirana, Basha hesht dhe publikon pamjet me maskën Shqipëri-Kosovë: Ja çfarë fola me Albin Kurtin

Rudina Hajdari i ka bërë thirrje kryetarit Basha pas mbledhjes së tryezës në Reformën Zgjedhore duke i kërkuar që të bashkohet me opozitën parlamentare dhe të mos i frikësohet Ramës. Ndërsa Basha që ëstë në vizitën e tij në Kosovë nuk ka folur për këtë çështje dhe ka dhënë detaje për bisedën me ish-kryeministrin Albin Kurti foli për situatën ekonomike dhe shëndeësore të shkaktuar nga koronavirusi.

Vihet re detaji i personalizimit në maskën e kryedemokratit, i cili ka vendosur të bëjë flamurin Shqipëri-Kosovë për të treguar sërish marrëdhënien e ngushtë me shtetin fqinj.

Shkrimi i potë i Bashës: Gjatë qëndrimit në Kosovë, ndava disa orë të këndshme me Kryetarin e VV Albin Kurti, ku diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme ekonomike, politike dhe rajonale.

U ndalëm gjerësisht në bisedën tonë tek situata ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të koordinojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim nisma të përbashkëta, për sa i përket përballjes në aspektin shëndetësor të COVID-19, por edhe për situatën ekonomike, e cila ka sjellë probleme të shumta. Me fokus të veçantë nënvizuam rëndësinë e hapave që duhen ndërmarrë për të ndalur largimin e dhimbshëm të të rinjve, e për t’u krijuar atyre mundësi të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri e Kosovë.

Ndamë të njëjtin mendim, se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit mes dy vendeve, projekte dhe nisma konkrete, dhe jo ide që mbeten në letër.

E sigurova zotin Kurti, se unë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, sot në opozitë dhe nesër në drejtim të vendit, do të jemi në krah të Kosovës, dhe maksimalisht të angazhuar për t’i ofruar çdo ndihmë, dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të saj.

Theksova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe arritjen e një marrëveshjeje që do të çojë në njohjen respektive, mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

 

/faxweb