Skip to content

Hajdari kërkon t’i përgjigjet “zellit” të Ballukut, por Vasilika Hysi i ndërpret fjalën: Mëso të respektosh rregulloren!

Deputetja Rudina Hajdari kërkoi që ti përgjigjej fjalës së ministres Belinda Balluku, ditën e sotme në Kuvend, e cila nuk u kursye aspak duke kritikuar opozitën si të paditur, ndërkohë që u shpreh e vendosur se rruga Milot-Fier do të ndërtohet.

“E kishte marrë një zell të jashtëzakonshëm Balluku”, -këto ishin fjalët e vetme të deputetes Hajdari, të cilës iu ndërpre fjala menjëherë nga Vasilika Hysi.

Hysi: Ne duhet të jemi model për të respektuar rregulloren, kërkove fjalën për procedurë dhe jo për replikë!

Hajdari: Me leni një minutë. Hysi: Jo teknika ndërpritjani fjalën të mësojnë të respektoni rregulloren!

/faxweb