Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari deklaron se partitë u tërhoqën në momentin e fundit.

“Këta nuk duan tia dinë për shqiptarët. Kjo është e trishtë. Ambasada amerikane vjen në këtë ndërtesë për të negociuar vetëm se duan interesin e shqiptarëve por ata ia mbyllën derën edhe ambasadës dhe popullit. I thanë se nuk janë gati për një marrëveshje. U tërhoqën në momentin e fundit”, tha Hajdari.

Deklarata e Hajdarit pas mbledhjes

Ajo tha se me përfaqësuesin Amerikan u takuan me Bylykbashin, Gjiknurin dhe të, por jo me Vasilin, duke thënë se “ai erdhi dhe bëri një xhiro”.

“Dhe këtë radhë partitë politike dështuan se interesta e tyre janë kaq të ngushta dhe vetjake, janë për t’iu shërbyer partive të tyre dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarëve. Pse vjen SHBA këtu, vetëm se duan interesin e shqiptarëve dhe këta sot edhe njëherë ia mbyllën derën. I thanë që nuk janë gati për të bërë marrëveshje, vunë një datë, por në momentin e fundit u tërhoqën. Koha do t’i tregojë të gjitha. Kjo reformë Zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka, edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk duan t’ia dinë. U takua me Bylykbashin, Gjiknurin dhe me mua, Petriti bëri një xhiro. Ata ishin të investuar që sot të kishin një zgjidhje, i thanë gjithë ditën që sot do bien dakord, se ku e kanë hallin ju e dini. Loja është e hapur, nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një propozim që ne do të futemi në lojë. Nuk kanë marrëveshje as mes tyre. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit”, tha Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re